Jemi të rrethuar nga njerëz por ndihemi të vetmuar…

Jemi të rrethuar nga njerëz por ndihemi të vetmuar…

431
0

“Ne jemi të gjithë vetëm, lindim vetëm, vdesim vetëm dhe kur një ditë e kthejmë kokën pas, pavarësisht miqve dhe shoqërive tona, kuptojmë se kemi qenë vetëm gjatë gjithë kohës. Kjo gjë e bën respektin për veten kaq të rëndësishëm, dhe nuk e di se si mund të respektohet vetvetja, nëse gjithë kohës i ke sytë tek zemra dhe mendja e të tjerëve për lumturinë tënde”. – Hunter S. Thompson

 

Njerëzit, njeriu, unë, që jam një njeri e rrethuar dhe të rrethuar nga njerëz, aq sa çdo ditë them dhe të gjithë themi : si mund të përballohen të gjitha takimet, po bisedat si mund të realizohen të gjitha, si mund të qeshim e përqafojme tërë kohës?? E megjithatë ne ndihemi të vetmuar, përsëri mendja jonë është e ngarkuar, ndërsa zemra e paplotë. Përsëri nuk ndiejmë shoqëri të mirë ,përsëri nuk ndiejmë realisht atë bardhësinë e njerëzve. FLITET PËR NJË DASHURI MIQËSORE QË EKZISTON DIKU POR NË TOKË ENDE JO.

 

Ndonjëherë njerëzit qëndrojnë në jetët tona por jo në zemrat . Do tregoj diçka të shkurtër për ta ilustruar vetminë shpirtërore : ” Një mëngjes më gjeti zgjuar që herët, dielli nuk kishte lindur ende mirëpo ishte gati për të dalë në sipërfaqen e pastër të qiellit. Doja të ndieja çastin kur dielli i bashkohej qiellit .Doja të përjetoja ndjesinë e miqësisë së tyre .A do e përqafonte qielli, diellin?

Ai mëngjes me zgjoi rehatshëm dhe mbi të gjitha me frymëzim se unë kur të dilja nga dyert e shtëpisë, e kur te zbrisja shkallët do të gjeja aty jashtë një qiell me njerëz që do me përqafonin.

Hello një ditë e re!Takova të parin mik, me përshëndeti. Por… I shkreti tha :” nuk kam shumë kohë më duhet vërtet të nxitoj”. Qofsh mirë! E përshëndeta edhe unë për pak minuta ngela me vështrimin drejt tij duke e parë tek nxitonte me shpejtësi lodhese. Dhe vazhdova rrugën.

Rruga ime çuditërisht është e mbushur me shumë miq të cilët me duan dhe I dua por shume rrallë përqafohemi si qielli me diellin çdo mëngjes.

Erdhi ora e kafes .Kafja e mrekullueshme e mëngjesit, unë e pij atë tek I njëjti vend, në të njëjtën orë me të njëjtin njeri .Me veten time.Por sot vendosa ta pij atë me miken time e cila me siguri do të ishte në shoqërinë e dikujt ose të vetes se saj.

Pasi e telefonova dhe me tha skam kohë ,vërtetova ato që po mendoja pak më pare .Dhe unë çuditërisht nuk u mërzita që nuk erdhi.

Dhe kjo më tremb ne kemi filluar të jemi të pandjeshëm

 

Për një moment mu kujtua thënia :’’vetmia nganjëherë është mikesha me e mire… Nuk te flet… Nuk te shqetëson… Përkundrazi kafen me ty konsumon…. ‘’.

Kaloi ora e kafes dhe erdhi ora për ne shkolle ,në korridoret e shkollës takova shumë shumë miq, I përshëndeta të gjithë dhe perqafova të gjithë i urova një ditë të mbarë dhe nuk u bëra dita e tyre.

Dhe po mendoja sa kalimtare jemi për masën dhe shumicën.

Jemi një Mirëmëngjes por jo mëngjesi i tyre.

Jemi një Mirëdita por jo dita e tyre.

Jemi një Natën e mirë por jo nata e tyre.

Jemi me miq por të vetmuar

 

Në këtë refleksion ecja dhe mendoja dhe si për ironi të fatit atë ditë edhe në punë takova shumë miq,më përshëndetën dhe me thanë se me donin tejmase dhe gëzonin një respekt për mua.

Kjo ndodhte kur unë ngjisja shkallët dhe ata zbrisnin.

Por nuk ndaluam për njeri tjetrin. Ja ashtu duke ngjitur e zbritur shkallë, I thamë ato dy fjalë….

Si për të treguar që nuk jemi harruar….

 

S’do te këtë më mes njerëzve miqësi si qielli me diellin që takohen çdo ditë permallshem e mëngjeseve dhe lotojne në mbrëmje… Ndaj dhe kur themi se jemi të rrethuar nga miq dhe ndiejmë vetmi, kjo shihet si diçka normale tashmë .Si diçka që na ka zotëruar dhe nuk ka shpëtim.

Çfarë I ndodhi botës?

Me kujtohet ,Mësuesja e sociologjisë që thoshte :”Nëse në një fshat vdes në rrethana të padëgjuara me përpara dikush, të gjithë merakosen dhe shkojnë për ngushëllim dhe kuriozohen….

Nëse e njëjta gjë ndodh në kryeqytetin tuaj askush nuk interesohet…Pse? Sepse aq shumë vdekje absurditete, skandale, terrore ,ndodhin në ditë në KRYEQYTET saqë njerëzit kanë fituar imunitet dhe nuk janë më të ndjeshëm .E kundërta ndodh në një fshat të vogël ku dashuria MBROHET me fanatizëm.

 

Per sa kohë qeniet njerëzore do të jenë në progres ngadalë ,natyrshëm do të zëvendësohet ndjenja me indiferencën .Do të ndihemi të vetmuar edhe nëse dëgjojmë 1000 zëra të qeshurash, 1000 sy e 1000 duar….

Mëngjes për mëngjes, sa herë të dalim nga shtëpia do shoqërohemi me ndjenjën e bezdise se atje ku do shkojmë do gjejmë ftohtësi të padëshiruar.

Shkruan: Megi Latifi.