‘Je dielli ynë’/ Ironia e të riut nga Vlora i prish humorin...

‘Je dielli ynë’/ Ironia e të riut nga Vlora i prish humorin Ramës

166
0

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me disa nga ndjekësit dhe komentuesit e tij në “Facebook”, pasi ka publikuar sot një video nga rindërtimi i urës së Drojës në Lezhë.

 

Gjithçka ka nisur me komentin ironik të një të riu nga Vlora që mesa duket nuk i ka pëlqyer kreut të qeverisë. Sipas komentuesit “Shqipëria është një shtet i fuqishëm që nuk i bien urat dhe që pret edhe emigrantë”. Ai i numëron një sërë arritjesh ndërsa i kujton Ramës se nuk u fut në burg asnjë nga ata që vodhën.

 

REPLIKAT

 

Komentues 1: Faleminderit Zoti Kryeminister per Urat qe po nderton. Ne nuk jemi si disa shtete ne Europe qe i bien urat ne jemi shtet i fuqishem, shtet qe pret emigrante. Rroga mesatare tek ne eshte 250 mij lek te vjetra dhe puna me e kerkuar eshte kamarier fale punes se palodhshme te Kryeministrit i kemi arrit keto stade jetese. Faleminderit o “dielli” shqiptareve. Edhe kur u thua shqiptareve qe ata te paret vodhen dhe ne po lajme borxhet e atyre prap je i madh. Se nuk fute asnje ne burg nga ata qe vodhen shtetin por thjesht fute disa hallexhinj qe spaguanin dot dritat. O Gjigand o i gjat

 

Edi Rama: I dashur! Nuk me vjen keq per kete mesazh talles, po per faktin qe ti me siguri kujton se jo vetem ke te drejte, por edhe ke shkruar diçka vertete therese! Me vjen keq sepse se pari, nje pune e mire, e madhe apo e vogel, respektohet nuk perqeshet dhe kjo eshte nje pune e mire, do ti s’do ti!

 

Se dyti, rroga mesatare ne Shqiperi nuk eshte 250 mije leke, minimalja po dhe jo shume vite me pare ka qene 150 mije leke! Eshte pak? Patjeter qe eshte pak, madje shume pak, por ti duhet te mesosh se rrogat nuk rriten sipas nevojes po sipas mundesise dhe vendet nuk i zgjerojne mundesite e tyre sipas deshires, po me mundime te medha per vite, dekada e madje shekuj te tere!

 

Se treti, ti duhet te mesosh se ne sistemin ku jetojme, kryeministri nuk fut dot ne burg askend, sepse ai drejton pushtetin ekzekutiv, nderkohe qe pushteti gjyqesor nuk varet as nga kryeministri e as nga qeveria. Keto duken te thjeshta, po duhen mesuar, sic duhet mesuar edhe qe asnje hallexhi s’ka shkuar ne burg pse s’paguan dritat apo qe Reforma ne Drejtesi eshte pergjigja per hallin e zullumeve te pandeshkuara, por nuk behet sa hap e mbyll syte, e te tjera e te tjera…

 

Nuk po te lodh me shume se ne talljen tende ka edhe te tjera shprehje te mungeses se dijes e te informacionit, por nje gje besoma: Mund te lozesh me telefonin e te tallesh me ke te duash, edhe me mua, sa te duash, asnje problem, por kjo jo vetem nuk te ben me burre, me te mençur, me te afte, po perkundrazi, te pengon te behesh ndonjehere i atille. Qofsh mire e paç fat

 

Komentuesi 1: Edi Rama flm per repliken por te gjithe e dime kush ka te drejte ne kte koment. Rinia gjithmone ka te drejte KM

 

Komentues 2 : Punimet i kam pa nga afer jane shume cilesore nuk ka shance te shembet me, por falenderojme fabriken qe po e ben me leket e veta dhe perfitojme dhe ne.

 

Edi Rama: Pyetja nuk eshte asnjehere ne keto raste ku u gjeten leket per ta bere nje veper publike, po si organizohet e sa cilesore eshte puna ndertuese dhe ne kete drejtim (edhe ne kete rast), me lejo te te them qe Ministria e Infrastruktures dhe Energjise ka rol kyç, ne te mire e ne te keq! Shembuj per te keqen ke plot, per te miren do kesh gjithnje e me shume

 

Komentues 3 : Je i vetmi kryeminister qe publikon punet qe behen me leket e popullit bravo ,shpresoj qe dronin ta kesh bler me leket e tua apo ja more hua Sales ( dronin )?

 

Edi Rama: Rrofsh se me bere te buzeqesh Kryeministrat nuk dallohen se kush i ben punet me leket e popullit dhe kush me leket e veta, po kush i ben mire e kush jo punet qe kudo ne bote behen me taksat e qytetareve! E dyta, kjo puna ketu per shembull, nuk eshte bere me leket e popullit, po me leket e nje kompanie ne ate zone, po pyetja ime eshte, cfare te shqeteson ty kur shikon pune te mira qe behen?! Dhe e fundit, vrite njecike me shume mendjen per dronin, se nuk i ke rene pikes

 

Komentues 3: Hahaha o z.kryeminister mua nuk me shqetson gje po thjesht dhash nje mendim dhe punet e mira nuk behen per se dyti e treti. Sa per dronin kemi plot ne perderisa ja çuam nje dhurat Serbise .Po nese suksese ne jete e pune 

loading...