“Jam bazuar tek historia e prindërve të mi”/ Soni Malaj rrëfen historinë...

“Jam bazuar tek historia e prindërve të mi”/ Soni Malaj rrëfen historinë e baladës së famshme që ‘bëri për vete’ publikun shqiptar

361
0

Këngëtarja ka treguar se ka qenë e shtyrë gjithmonë nga babai i saj që ajo të fokusohej tek baladat dhe jo tek këngët ritmike.

Featured image of article: “Jam bazuar tek historia e prindërve të mi”/ Soni Malaj rrëfen historinë e baladës së famshme që ‘bëri për vete’ publikun shqiptarSoni Malaj19 Dhjetor, 2019 8:37

TIRANË- Soni Malaj është një ndër këngëtaret më të njohura dhe më të suksesshme. Të gjitha këngët e saj janë kthyer në hite, sidomos baladat që ajo këndon. Një ndër këngët më të dashura të publikut është “Të dua ty”. Teksa ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisonin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, Soni ka treguar disa detaje që nuk i dinim për këtë këngë.

 

Këngëtarja ka treguar se ka qenë e shtyrë gjithmonë nga babai i saj që ajo të fokusohej tek baladat dhe jo tek këngët ritmike.

 

 

“Në fakt baladën që kam “Të dua ty” jam munduar që klipin ta bazoj tek historia prindërve të mi. Nismëtari që unë të merrja pjesë me baladën “Ndarja” në Top Fest në Top Channel ka qenë im atë, sepse unë kam dashur të merrja pjesë me këngën “E vogla”. Ai i dashuronte baladat e mia dhe më shtynte drejt tyre”, ka treguar këngëtarja e njohur Soni Malaj.