“Jam 100% italian”, Mahmood fiton Sanremon, Salvinit nuk i pëlqen fituesi

“Jam 100% italian”, Mahmood fiton Sanremon, Salvinit nuk i pëlqen fituesi

488
0

Është mbyllur edicioni i 69-të i festivalit të Sanremos, me fitues Mahmood. 27 vjeçari u ngjit në skenën e Ariston pas fitores në edicionin e fundit të Sanremos për të rinjtë. Pra, kjo është fitorja e dytë e këngëtarit në Sanremo. Mahmood është i biri i një italianeje dhe një egjiptiani. Megjithatë, në fjalimin e fitores ai u shpreh: “Unë jam 100% Italian.” Mahmood sqaron se babai i tij është egjiptian por ai ka lindur dhe është rritur në Itali. Pak minuta më vonë Mateo Salvini ka reaguar në rrjete sociale. Ai nuk shprehet dakort me fituesin e zgjedhur. Salvini publikoi një foto të fituesit dhe shkruajti:

“Mahmood……………mah………… Kënga më e bukur italiane?!? Unë do zgjidhja Ultimon, si ju thoni??”

Këngëtari Ultimo ishte edhe më i favorizuari për fitore. Megjithatë kënga “Soldi” fitoi çmimin e p-arë duke e klasifikuar Ultimo-n të dytin. Në vendin e tretë dolën djemtë e grupit “Il Volo”.