Ja ushtrimi më i mirë për trupin dhe që djeg 10 kalori...

Ja ushtrimi më i mirë për trupin dhe që djeg 10 kalori në minutë

145
0

Burpees janë një ushtrim që i përfshin të gjitha, sepse ato ndihmojnë në forcimin e çdo grupi muskulor të madh në trup: këmbët, muskujt e kraharorit, shpinën, barkun, shpatullat.

 

Bëni sa më shumë që të mundeni në pesë minuta. Ushtrimi kryhet si më poshtë: shtypni pëllëmbët fort në dysheme dhe shtyni këmbët prapa (pozicioni shtytjes). Uleni gjoksin në dysheme dhe hidheni lart duke i çuar përsëri këmbët përpara. Ngrihuni në këmbë duke kërcyer lart dhe duke duartrokitur pëllëmbët së bashku lart. Bëni sa më shumë burpees që mundeni në pesë minuta dhe gradualisht bëni dhjetë minuta.

 

Në këtë mes mund të bëni disa pushime të shkurtra, gjithmonë sipas gjendjes tuaj fizike, por edhe asaj që ndiheni në atë moment.

 

Krahasuar me ushtrimet e tjera të rezistencës burpees djeg tre herë më shumë kalori. Sipas hulumtimit në Journal of Strength & Conditioning Research, duket se gjatë ekzekutimit të tyre ne djegim pothuajse dhjetë kalori (9.6) në minutë.

 

Për shkak të kërcimeve dhe uljes së thellë, ushtrimi nuk rekomandohet kur keni probleme me kyçet, veçanërisht shpatullat dhe gjunjët.