Sophie Ebrard fiton bukën e gojës nga puna e saj si fotografe e filmave me pullë të kuqe.
Ajo së fundmi ka realizuar një projekt të cilin e ka titulluar “It’s Just Love” duke dashur të paraqesë një anë tjetër të kësaj industrie.
“Jemi mësuar t’i shohim filmat porno si dicka jo të moralshme, jashtë kësaj botë” ka shpjeguar ajo.
Sophie ka bërë disa fotografi të veçanta të skenave pornografike mirëpo në një anë më emocionale, transmeton ORAinfo.
Duke përfshirë pozicione jo shumë ‘vulgare’ të personazheve, dhomën me ndriçim të lehtë që përçon melankoli, vajzat që qëndrojnë të përhumbura në moment…
Këto çaste sipas fotografes kanë arritur të përçojnë mesazhin se aktorët e këtyre filmave janë po aq normal si punëtorët e bankave!