Ja si ta përdorni uthullën e mollës për të zhdukur celulitin

Ja si ta përdorni uthullën e mollës për të zhdukur celulitin

686
0

celulit-1

Celuliti është një shqetësim për shumë femra.

Ai është ind yndyror i mbledhur nën lëkurë dhe që shkakton “lëkurën portokall”.

Për eliminimin e celulitit këshillohet të mbani një dietë të shëndetshme, të konsumoni shumë ujë dhe të bëni aktivitet fizik.

Përveç këtyre, uthulla e mollës musht është një metodë natyrale mjaft efektive në zhdukjen e celulitit. Ajo është e pasur me magnez, kalcium, kalium dhe minerale të tjera që nxisin qarkullimin e gjakut dhe eliminojnë lëngjet e tepërta nga trupi, shkruan portali “Step to Health”.

Përgatitja

Merrni një filxhan uthull molle dhe përzijeni me 1 gotë ujë.

Vendoseni me anë të një nape në kofshë apo në zonat e tjera me celulit dhe mbështilleni me qese plastike.

Lëreni të veprojë për 30 minuta.

Përsëriteni këtë procedurë një herë në 2 ditë.