Dita e sotme do të karakterizohet nga mot me reshje shiu pothuajse në të gjithë territorin e vendit tonë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, priten reshje mesatare në qarkun Gjirokastër dhe të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Elbasan dhe Korçë. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 29°C
në vendet e ulëta: 18 / 30°C
në vendet malore: 12 / 24°C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.