Ja pse sekretarja personale e Kate Middleton u largua nga puna

Ja pse sekretarja personale e Kate Middleton u largua nga puna

359
0

Pas dy vitesh, krahu i djathë i Kate Middleton, mbretëreshës së ardhme të Anglisë, është larguar nga puna. Catherin Quinn, ka braktisur pozicionin e saj përkrah Dukeshës së Kembrixhit. Pse? Në fakt nuk ka lidhje me problemet ose dramat në punë.

Sipas Daily Mail dy gratë po ndahen miqësisht sepse Quinn dëshiron t’i kthehet punës në kauzat e bamirësisë, siç kishte bërë në të shkuarën. Një burim ka treguar për tabloidin: “Ajo ka bërë një punë të shkëlqyer, por dëshiron më shumë kohë për interesa të tjera dhe e ka ndihmuar dukeshën të krijojë një platformë të cilën duhet ta vazhdojë përpara vetë”.

Catherine Quinn ka punuar si sekretare private e Kate që nga tetori i vitit 2017. Ka qenë përgjegjëse për gjithçka: që nga organizimi i ditarit tek mbledhjet e Kate Middleton dhe shoqërimi i saj në takimet zyrtare.

Kjo do të thotë që Kate Middleton kërkon një asistente të re personale. Përgatisni CV.