Ja lojtarët e mëdhenj që mund të transferohen të lirë nga janari

Ja lojtarët e mëdhenj që mund të transferohen të lirë nga janari

477
0

1 janar nuk shënon vetëm hapjen zyrtare të afatit kalimtar dimëror, por edhe datën nga e cila lojtarët, të cilëve u skadojnë kontratat në verë, janë të lirë të bisedojnë me klube të tjera për t’u transferuar pa asnjë qindarkë.

 Në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjeve, disa klube do të kërkojnë t’i shesin ata me çmime të ulëta, derisa ca të tjera do të bëjnë gjithçka për t’i mbajtur ata ose do t’i lënë të ikin pa asnjë qindarkë.

 Një numër i madh i lojtarëve të mëdhenj nëpër Evropë do të jenë të lirë të bisedojnë më klubet e tjera për transferim të mundshëm falas, duke nisur nga La Liga, Premierliga, Bundesliga, Serie A e Ligë 1.

 Christian Eriksen (Tottenham), Willian (Chelsea), Blaise Matuidi (Juventus), Dries Mertens (Napoli) dhe Mario Gotze (Borussia Dortmund) janë vetëm disa nga emra e mëdhenj në treg si lojtarë të lirë.