Ja çka i bëri këtë herë Noizy Babastarsave

Ja çka i bëri këtë herë Noizy Babastarsave

237
0

noo_1474348330-6379388Reperi nga Tirana Noizy i cili u përfol aq shumë në Kosovë dhe Shqipëri për sherrin me reperin Cozman të labelit Babastars, si duket nuk  e ka harruar këtë sherr ende, shkruan “Kosova Sot Online”.

Noizy nuk e ka komentuar aq shumë këtë rrahje e cila përfundoi me plagosje, ku plagë morrën ai dhe reperi Varrosi.

Të gjithë u “rreshtuan” në përkrahje të Cozmanit në Prishtinë, por përkrahje mori edhe Noizy i cili mbajti një mbrëmje muzikore në Kosovë.

Ai u pa edhe në ”ZhurmaShow” përkrah koleges së tij Enca Haxhia, ku përmes instagramit ai tha se “Ky është shembulli që  dëshiron të ju jap fansave, por veten duhet ta mbrojë kur është nevoja”.

Megjithatë një video e cila po qarkullon në You Tube sjell një “Diss” ndaj grupit Babastars, nga ana e reperit  Noizy.

Me këngën “Midis Tirone” e cila duket ende e pa përfunduar ai i dedikon një “diss” labelit Babastars.

Shtojmë që video e kënduar nga Noizy nuk është e shtuar nga kanali zyrtar në You Tube i këngëtarit, dhe mban datën e publikimit 18.09.2016.

Se a është ky paralajmeërim për një klip me një “diss” të ri, a do të finalizohet kjo apo jo mbetet të shihet.