Ja cila ishte këngëtarja më e paguar në koncertin e Behgjet Pacollit

Ja cila ishte këngëtarja më e paguar në koncertin e Behgjet Pacollit

520
0

pa_1473597297-3612425-1

Për shumë të pranishëm në villën e kreut të AKR-së Behgjet Pacolli, mbrëmja që lamë pas do mbahet mend gjatë.
Në një event madhështor ku përpara mijëra njerëzve u bënë bashkë yjet më të njohur të skenës muzikore shqiptare, festa ishte ndër më të mirat që mbahen mend.

Hekuran Krasniqi, Fisnikët, Gold AG, Xhensila Myrtezaj, KAOS, Dhurata Dora, Elita 5, Dafina Zeqiri, Ledri Vula ishin disa prej emrave që spikatën duke krijuar një atmosferë mahnitëse.

Kaq shumë emra në një vend mblidhen rrallë, kryesisht në koncerte të karakterit humanitar. E ‘Facebook Party’ i Pacollit duke mos pasur këtë karakter, normalisht se ka paguar artistët për performanca.

Por, cili ishte më i paguari?!

Nga burime të afërta me organizatorët, Prive.al ka arritur të mësojë se Dafina Zeqiri ka qenë këngëtarja më e shtrenjtë për t’u pasur në festë me shifra që variojnë prej disa mijëra eurosh.

Ndryshe, Ledri dhe pastaj Dafina ishin dyshja që mbyllën koncertin. Ajo që i parapriu ngjitjes së Ledrit në skenë ishte një spektakël fishekzjarresh teksa edhe pse kanë një repertor të produkteve muzikore të përbashkëta, ish-çifti nuk e ndanë skenën, duke performuar ndaras. /Prive.al