Izraeli mëson botën si të lulëzojë shkretëtirën

Izraeli mëson botën si të lulëzojë shkretëtirën

576
0

 

Është kthyer në pelegrinazh të përbotshëm vizita në qendrën  Agro Kërkimore të Ramat Negev për të studiuar atë sesi Izraeli  rrit dhe kultivon fruta dhe perime në shkretëtirë duke dhënë një leksion si të luftohet ”shkretëtirëzimi”. Këtu blihen pemët e akacies, këto hedhin hije në sera, ndërsa poshtë tyre varen fruta dhe perime si xhevahirë domate ne formë qershie, ose rrush të lidhur me tela. Kjo teori në izrael nisi të studiohej që në 1970, madje poshtë akacieve varen jo vetëm domatet, por dhe specat e ëmbla të të gjitha ngjyrave.

 

”Është një vatër e inovacionit dhe zbulimit. Njerëzit vijnë këtu nga e gjithë bota për të studiuar se si i rritim gjërat në shkretëtirë dhe si luftojmë kundër pushtimit të vazhdueshëm të shkretëtirës së tokës”, shpjegon profesor Gadi Grinblat nga  Hebreë University.Është e rëndësishme që uji t’I hidhet bimës nën rrënje dhe mos preket pjesa e sipërme. Përndryshe kripa në ujë dëmton gjethet e ndjeshme të bimëve. Kompania Netafim në të njëjtën vend aplikon përdorimin e sistemit të ujitjes me anë të pikave. Agro-shkencëtarët izraelitë po demostrojnë gjetjet e studimit të tyre, në Afrikë, Azi, Amerikën Latine, Evropën Qendrore dhe Lindjen e Mesme, ndërsa  fermerët dhe shkencëtarë sillen në  Izrael për të studiuar dhe ndarë njohuritë e tyre gjithashtu.