IZET MEXHITI ME BASHKËPUNËTORË NË VAKSINCËN E UÇK-SË NDERON HEROIN FADIL NIMANIN

IZET MEXHITI ME BASHKËPUNËTORË NË VAKSINCËN E UÇK-SË NDERON HEROIN FADIL NIMANIN

142
0

Deeputeti Izet Mexhiti, me bashkëpunëtorë ka nderuar heroin e kombit, Fadil Nimanin – Komandant Tigrin, duke marrë pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore për nderimin e veprës së tij heroike.

Këtë vizitë në Komunën e Likovës e rrumbullaksuam me vizitën e varrezave të dëshmorëve në Sllupçan, ka shkruar z. Mexhiti.

 

Postimi i plotë:

 

Sot me Nevzat Bejtën, Shukri Beqirin dhe me shumë miq e shokë kishim nderin dhe kënaqësinë të jemi në Vaksincë të Karadakut në vendosjen e pllakës përkujtimore të dëshmorit të kombit Fadil Nimani – Tigri, me ç’rast kishim edhe mundësinë ta vizitojmë edhe shtatoren e tij.

Këtë vizitë në Komunën e Likovës e rrumbullaksuam me vizitën e varrezave të dëshmorëve në Sllupçan.

 

I përjetshëm qoftë kujtimi për më të mirët e kombit, DËSHMORËT E ATDHEUT!