Iu bllokuan 1.5 mln €, ish-drejtori në gjykatë: Mi ktheni paratë

Iu bllokuan 1.5 mln €, ish-drejtori në gjykatë: Mi ktheni paratë

418
0

Ish-drejtorit të Aluiznit në qeverinë Berisha iu sekuestruan 1.5 milionë euro në bankë, ndërsa sot Ferdinand Shehu ka kërkuar me ngulm kthimin e tyre.

 

Seanca gjyqësore e planifikuar për sot ka dështuar për shkak se prokuroria ndodhet me pushime. Tani beteja ligjore për heqjen e sekuestros do të zhvillohet në muajin shtator.

 

Ish-drejtori, Ferdinand Shehu i pranishëm në gjykatë tha se paratë e sekuestruara nuk janë  të paligjshme. “Paratë e mia s’janë të paligjshme. Sekuestroja u vendos 10 ditë më parë me vendim të prokurorisë së Tiranës”-tha  ish-drejtori i Aluiznit.