Ismail Kadare sot feston ditëlindjen e 83-të

Ismail Kadare sot feston ditëlindjen e 83-të

366
0

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare më 28 janar (sot) ka mbushur 83 vjet. Ismail Kadare lindi në Gjirokastër dhe është njëri ndër shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Me letërsi nisi të merrej që kur ishte i ri, ndërsa veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. Ai është i martuar me shkrimtaren Helena Kadare, ndërsa ndanë jetën mes Francës dhe Shqipërisë. Shkollën fillore dhe shtatëvjeçare e mbaroi në vendlindje, ndërsa në pas zhvendoset drejt Tiranës për të filluar studimet universitare. Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës ku diplomohet për Mësuesi. Më pas studioi në Moskë, për dy vite, në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” nga viti 1958 në vitin 1960. Detyrohet t’i braktisë studimet për shkak të ashpërsimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BS. Kthehet në Shqipëri dhe më pas punon ne gazetën “Drita”, e me pas drejton revistën “Les lettres albanaises.

 

Më 1990 Kadare u largua nga Shqipëria për në Paris.

 

Ndër veprat më të njohura të Ismail Kadaresë janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Kronikë në gur”, “Dimri i madh”, “Ura me tri harqe”, “Prilli i thyer”, “Dosja H”, “Piramida”, “Pallati i ëndrrave”, “Kevin Rista”.

 

Kujtojmë që gjatë vitit të kaluar, shkrimtari u nderua me çmimin ndërkombëtar “Nonino”, në edicionin e 43-të, çmim ky që u ndahet personazheve të mëdhenj të kulturës. /