Ishulli mbyll dyert për turistët, shkak “hardhucat gjigante”

Ishulli mbyll dyert për turistët, shkak “hardhucat gjigante”

588
0

Nga janari i vitit 2020 turistët nuk do të mund të vizitojnë më ishullin indonezian të Komodos me qëllim evitimin e kontrabandës së një specieje të veçantë të hardhucave, të quajtur ndryshe edhe si “Dragonjtë e Komodos”. Ato janë hardhuca gjigante helmuese të cilat mund të arrijnë deri në tre metra gjatësi dhe një peshë prej 50 kilogramë.

Ndalimi i turistëve do të jetë i përkohshëm dhe do të shërbejë edhe për të mbjellë bimë të reja që hahen nga “Dragojtë e Komodos” dhe për të shumuar speciet. Mendohet se ishulli do të qëndrojë i mbyllur për një vit.

Vendimi u mor pasi në mars policia indoneziane arrestoi disa persona të akuzuar për kontrabandë të këtyre hardhucave gjigante. Policia njoftoi në atë kohë se tregtia bëhej në Facebook dhe një ekzemplar shitej 31 mijë euro. Vlerësohet se janë vetëm 5,000 specie të tilla në të gjithë botën, thuajse të gjitha në ishujt indonezianë të Komodos, Padarit dhe Rincas.