Ishte në motel me një grua, vdes 74-vjeçari shqiptar

Ishte në motel me një grua, vdes 74-vjeçari shqiptar

486
0

Ilustruese

Një 74 vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë në një motel. Mediat në Kosovë raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Gjilan.

Sipas të dhënave që posedon gazeta Express, personi, viti i lindjes (1945), ndërsa po qëndronte në një nga dhomat e motelit me një grua, ishte ndjerë keq. Pas kësaj kjo e fundit kishte lajmëruar policinë.

Policia bashkë me autoambulancën dhe ekipet tjera kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konfirmuar vdekjen e personit në fjalë.

Ndërkaq, për këtë rast, gjatë ditës së djeshme ka raportuar edhe policia e Kosovës.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar ishte alivanosur. Në vendin ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete”, kanë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

Rasti është duke u hetuar.