Ishte larguar nga banesa prej disa ditësh, 57-vjeçari gjendet i pajetë te...

Ishte larguar nga banesa prej disa ditësh, 57-vjeçari gjendet i pajetë te Liqeni Artificial

437
0

 

Policia e Tiranës ka gjetur të pajetë shtetasin A. I.,57 vjeç, tek Liqeni Artificial.

57-vjeçari ishte shpallur në kërkim ditë më parë për largim nga banesa, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet të jetë mbytur pasi në trup nuk kishte shenja dhune.

Ndërkohë,  materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

 

Rreth orës 07:00 në Liqenin Artificial, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1,  është gjetur  i pajetë shtetasi  A. I.,57 vjeç, banues në Tiranë.

 

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Nga deklarimet e marra nga familjarët shtetasi A. I vuante nga probleme të shëndetit mendor si dhe dyshohet të jetë vetëmbytur.

 

Ky shtetas ishte  shpallur në kërkim ditë më parë për largim nga banesa.

 

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.