Sergio Canales është duke kaluar nëpër momentet më të mira në karrierën e tij. Sergio Canales është ftuar sërish nga Kombëtarja e Spanjës. Mesfushori ofanziv ka bërë me dije se ai kishte humbur shpresat se do të luante te ‘Furija e Kuqe’, pas lëndimeve të njëpasnjëshme që kishte marrë. Por, kur u rikthye në formë te Real Betis, ku edhe kishte pësuar një lëndim të frikshëm, ai vendosi që ta bëjë një tatuazhë në formë të peshkut, në vendin ku ishte lënduar. “Kam menduar se nuk do të ftohesha më kurrë nga Kombëtarja, por kur mora ftesën, e kisha atë ndjenjën se isha rilindur”, ka thënë fillimisht Canales, përcjell lajmi.net. “Unë e kisha atë ndjenjën se do të rikthehesha sërish në formën time më të mirë, por jo kaq shpejtë. “Në mendjen time e kisha vendosur që të punoj shuam dhe të rikthehet sërish në Kombëtare, por lëndimet e njëpasnjëshme nuk më lejuan deri sot, por që ia arrita më në fund që të jem sërish pjesë e ekipit.”, ka shtuar më tej ish-lojtari i Real Madridit.