“Ish-i më kërkoi të bëja seks tresh me të dashurën e tij...

“Ish-i më kërkoi të bëja seks tresh me të dashurën e tij të re por…”

1594
0

Deirdre_splash_2909538a-650x433

Në rubrikën e psikologes së britanikes ‘The Sun’, shpesh vijnë letra të cilat përmbajnë histori të çuditshme apo ndonjëherë edhe situata komike.

Kësaj here një vajzë e re i ka surprizuar lexuesit me historinë e saj!

Ajo ka treguar se është në dilemë pas kërkesës që ish- i dashuri i saj i ka bërë për t’iu bashkuar seksit tresh me të dhe të dashurën e tij të re. Ja çfarë i ka shkruar ajo psikologes.

Letra e vajzës

“E dashur psikologe Deidre…

Unë jam 24 vjeçe dhe kam qenë e lidhur për më shumë se një vit por para pak kohësh jam ndarë pasi mësova se i dashuri im më kishte tradhtuar.

Ai tani vazhdon ende të jetë i lidhur me vajzën që më tradhtoi e ndërsa unë vazhdoj të vuaj për të. Ne punojmë në të njëjtën punë dhe një ditë ai më pa duke qarë. Pasi folëm pak më ftoi që të shkonim në apartamentin e tij që të qetësohesha. Unë vazhdova ende të qaja edhe pasi shkova në shtëpinë e tij dhe ai hapi një shishe vere për të më ngushëlluar.

Pas disa gotave përfunduam duke bërë seks, edhe pse ai vazhdonte të ishte i lidhur.

E di që kjo ishte një gjë e gabuar por unë e mora si sfidë për ta fituar atë sërish. Vazhduam të takoheshim disa herë por një ditë ai më bëri një propozim që më tronditi dhe njëkohësisht më bëri të paaftë për t’i dhënë një përgjigje negative.

Ai më tha se ndjente dashuri për të dyja ne dhe do të kishte shumë dëshirë që të bënim seks tresh…

Unë ende nuk i kam kthyer një përgjigje dhe nuk di se si të reagoj ndaj kësaj situate. A është kjo një shenjë që ai më do dhe do të kthehet sërish me mua apo jo?! A duhet të pranoj?”

Përgjigjja e psikologes

“Nëse ai do të të donte së pari nuk do të kishte tradhtuar. Por edhe nëse e bëri këtë gabim, nuk do të kishte vazhduar ende më të.

Dhe akoma më keq…nëse të do nuk do të të vinte në këtë pozitë. E vetmja gjë që ai do është të kalojë një natë më të dyja që më pas të mburret.

Vazhdo jetën tënde dhe tregoji vendin. Thuaj që nuk do ta takosh më dhe fillo të takosh njerëz të rinj të cilët të dinë të të vlerësojnë”.