Ish-deputetja paralajmëron publikimin e rasteve të tjera te kryebashkiakeve te denuar

Ish-deputetja paralajmëron publikimin e rasteve të tjera te kryebashkiakeve te denuar

346
0

Anëtarja e Kryesisë të LSI, Silva Caka, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për rastin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili dyshohet se shfaqet në një video duke pirë kokainë, u shpreh se ky i fundit duhet më së paku të ishte pezulluar.

Sipas ish-deputetes, LSI e opozita e bashkuar së shpejti do të nxjerrin në dritë raste të tjera të dënimeve të kryebashkiakëve të tjerë.

Minimalisht Alla duhet të ishte pezulluar. Rasti ishte një praktikë e Rilindjes që është bërë normale tashmë. Ne si opozitë e bashkuar bëjmë punën tonë. Edhe ne si LSI do të bëjmë hetime. Para disa ditësh na ka ardhur një denoncim për një zyrtar në Vlorë. Këta janë njerëz që shfrytëzojnë pushtetin që iu ka dhënë Rilindja për të bërë pastaj abuzime nga më të ndryshmet. Çdo qytetar që ka denoncime duhet të vijë pranë zyrave të LSI e të opozitës. Shumë shpejt do të bëjmë edhe një denoncim. Rama solli një kastë njerëzish të inkriminuar. Me votimet moniste, kriminelët u shtuan. Ju siguroj se rasti i Allës nuk është i fundit. Ne po punojmë dhe do të nxjerrim në dritë fakte për dënime të kryebashkiakëve të tjerë. Shpresoj që Prokuroria të bëjë punën e saj”, deklaroi Caka.

Për Silva Cakën, opozita e bashkuar do zgjedhje të lira e të ndershme dhe se beson se ka mbështetjen e shumicës të qytetarëve shqiptarë.

Opozita dëshiron zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne si LSI, por edhe PD po punojnë për të ardhme më të mirë. Ne po hapemi si parti, si Lëvizja për Integrim ashtu edhe Partia Demokratike, pra po forcohemi si opozitë e bashkuar. Qoftë edhe nesër nëse zhvillohen zgjedhjet e parakohshme patjetër që do të jemi aty e besoj e marrim besimin e qytetarëve”, u shpreh Silva Caka.