Ish-deputetja nxjerr fotot e fermerëve të dëshpëruar: Palca e shoqërisë shqiptare po...

Ish-deputetja nxjerr fotot e fermerëve të dëshpëruar: Palca e shoqërisë shqiptare po falimenton, qeveria hesht

401
0

Fermeret Ne Lushnje (1)

Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka publikuar në profilin në “Facebook” foto të protestës së fermerëve të Myzeqesë në të zhvilluar në Lushnjë.

Mehmetaj thotë se palca e shoqërisë shqiptare po falimenton dhe se të rinjtë e zonave rurale po emigrojnë masivisht, duke mbështetur kërkesat e fermerëve. Por sipas saj, pavarësisht situatës qeveria hesht.

POSTIMI I MEHMETAJT
Nga protesta e fermerëve që po mbahet sot në Lushnje!

Produktet e fermerëve shqiptarë po kalben kanaleve si rrjedhojë e politikave të qeverisë që kanë shkatërruar tregun duke favorizuar inportet. Palca e shoqërisë shqiptare po falimenton, djemtë e vajzat e zonave rurale po emigrojnë masivisht, toka po mbetet djerrë.
Kërkesat e fermerëve janë bazike, ata kërkojnë subvencionim të drejtëpërdrejtë, barazim të TVSH për produktet bujqësore si në shtije ashtu edhe në blerje, analiza të specializuara të tokës, plehrave dhe farave, kompensim financiar për produktet e humbura nga shkaqet natyrore apo çrregullimet e papritura të tregut.

Sot Shqipëria që do të duhej të eksportonte prodhimet e bujqësisë, importon edhe domaten apo qumshtin.
Fermerët po kërkojnë të mbijetojnë, të ushqejnë familjet e tyre, qeveria që kanë përballë hesht edhe i injoron. Hesht sepse me dashje po e shkatërrojnë prodhimin vendas. Hesht sepse me dashje duan ti lën tokat djerrë e fermerët të varfër. Hesht sepse i intereson largimi
I shqiptarëve. Hesht sepse kënaqet kur në raftet e supermaketeve ne gjejmë edhe blejmë vetëm produktet e huaja. #MeFermerët

foto galeri