Ish-deputetja i rikthehet profesionit të psikologut, jep këshilla për të prekurit nga...

Ish-deputetja i rikthehet profesionit të psikologut, jep këshilla për të prekurit nga tërmeti

350
0

Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm, me epiqendër në Durrës.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ajo është shprehur se në këto momente  të gjithë kanë nëvojë për mbështetje emocionale.

Profesioni bazë i Pampurit është psikologe dhe nisur nga ky fakt, ish-deputetja ka dhënë disa këshilla për përballimin e ankthit të krijuar nga kjo fatkeqssi natyrore.

Në fund të fjalës së saj, Pampuri deklaron se pavarësisht se çfarë ka ndodhur,  menaxhimi i kësaj situate nuk përjashton fajtorët.

Statusi i plotë:

Mbeshtetja emocionale, e rendesishme ne keto momente.
Pas fatkeqesive te tilla natyrore, paniku, ankthi, stresi jane ndjesi normale, apo bashkeshoqeruese te ngjarjeve te tilla, apo pamundesia per te harruar ngjarjen, apo kujtime te herepas’hershme te ngjarjes, ashtu sikurse po ndodh edhe ne rastin konkret ku nga femijet, te moshuarit, dhe te rriturit kane simptoma ankthi, e paniku. Ne qofte se keto simptoma zgjasin disa dite deri ne jave dhe ju pengojne t’i ktheheni jetes normale, dhe nuk arrini te krijoni ekuilibrat normale emocionale, atehere po perballemi me PTSD, crregullimin e stresit postraumatik, i cili kerkon trajtim me psikoterapi, dhe ne rastet kur ankthi eshte i vazhdueshem duke u bashkeshoqeruar me PTSD, SIGURISHT me keshillen e mjekut mund te kerkoje dhe perdorimin e medikamenteve per trajtimin e ankthit. Megjithese ne pergjithesi sipas studimeve, 1 ne 10 persona qe perjetojne situata traumatike, ne rastin konkret, termete, preken nga PTSD, ku prevalencen me te larte e kane burrat ne krahasim me grate. Gjithsesi ne momente te tilla, nevoja e mbeshtetjes emocionale, vendosja ne ambjente te sigurta e te qeta, sigurimi i nevojave imediate, jane prioritare. Psikoterapia dhe mbeshtetja psikosociale eshte e nevojshme, pasi ata te ndjehen te sigurt, te kene nje strehe, te kene ushqim, dhe te kene mbeshtetje qe gjithcka do t’i kthehet normalitetit, te flitet me femijet, pse jo dhe me te rriturit, me qellim qe ata te zhvendosin vemendjen nga momentet e dhimbshme qe kane kaluar, te sigurohen qe nuk jane vetem, dhe mbeshtetja nuk do t’i mungoje per asnje cast. Te sigurohen qe e gjitha kjo ishte nje situate, ku nuk ka fajtor. Por ama duhet te kuptojme qe menaxhimi i kesaj situate nuk perjashton fajtoret.