Ish balerini i Amici di Maria de Filippi vret të dashurin dhe...

Ish balerini i Amici di Maria de Filippi vret të dashurin dhe kërkon falje në facebook

349
0

Një nga ish balerinët të trupës së profesionistëve në programin e famshëm Amici di Maria de Filippi ka pranuar publikish krimin për vrasjen e të dashurit të tij, duke e mbytur.
«Ju kërkoj falje. E bëra sepse ju dua. Ju dua të gjithëve. E doja dhe atë. Më tha se dashuria dhe urrejtja janë e njëjta ndjenjë. Më falni. Nuk e di se çfarë po bëj. E bëra në emër të dashurisë. Për Zotin. Në qiell», me këto fjalë në profilin e tij në facebook ish balerini i Amici, Marcus Bellamy ka pranuar vrasjen e të dashurit të tij.

Krimi

Tridhjetëedy vjeçari pas një zënke të dhunshme e ka mbytur partnerin e tij Bernardo Almonte në shtëpinë e tyre në New York, ku bashkëjetonin. Balerini ka qenë pjesë deri në 2009 në trupën e dancit të Amici për t’u transferuar më pas në Broadway për shfaqjen e musical-it Spider-Man: Turn Off The Dark. Sipas trupit gjykues ka qenë konflikti që ka çuar balerinin në aktin e vrasjes. Më pas Bellamy ka publikuar rrëfimin e tij në Facebook dhe ka lajmëruar një fqinjin e tij për ngjarjen. Ky i fundit ka lajmëruar policinë e cila ka bërë arrestimin e menjëhershëm.

bellamy1-593x443