Ironia e Ramës: Junta i uron shëndet të plotë Ilir Metës

Ironia e Ramës: Junta i uron shëndet të plotë Ilir Metës

390
0

Pas deklaratës së deputetit të ri të LSI-së në Parlament Ralf Gjoni, kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish deklaratat e disa ditëve më parë të Presidentit Ilir Meta për rrezikun e instalimit të një junte ushtarake në Shqipëri. “Ralf Gjoni, mos u shqetëso për shëndetin e Presidentit. Junta i uroi shëndet të plotë live nga Bulevardi, Presidenti u lehtësua. Ti shqetësohu pse të quan ilegjitim”, tha Rama. Ai vazhdoi edhe më tej ironitë, duke thënë se së bashku me Ralf Gjonin ishin pjesë e shoqatës së mbrojtjes nga boja. “Ralf, jemi dy anëtarë të shoqatë së mbrojtjes nga boja. Ti pate fat se more bojë të bukur, bojë të kuqe që për fat të keq është e vetmja bojë që përdor doktoresha e shkencave horoskopike, se thonë që filxhani shihet më mirë kur i hidhet pak e kuqe se ngrihen shejtanët përpjetë dhe sheh kush shejtan është më i madh. Unë e mora bojë të zezë se boja e partisë së Myslimit është e zezë, ata shohin vetëm zi e bardh, bardh e zi”, tha kryeministri Edi Rama.