Irma Libohova kujton nënën e ndjerë në ditën e gruas: “Më mungon...

Irma Libohova kujton nënën e ndjerë në ditën e gruas: “Më mungon mamushja ime!”

420
0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Irma Libohova ku bërë një urim të veçantë sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ajo ka uruar 8 Marsin dhe i ka bërë një dedikim mjaft prekës nënës së saj të ndjerë.

Irma shprehet se i mungon jashtë mase nëna e saj ndërsa e quan modelin më të mirë të jetës me të cilin krenohet akoma dhe sot:

“Sot është festa e nënës e si grua, si nënë unë uroj: Gëzuar! Sot urohet dhe s’ka vend për lot. Sot në këtë ditë më shumë se kurrë, më mungon mamushja ime, por me të gjitha këto që ti thua, unë krenohem, se ty të pata modelin më të mirë të jetës sime”.