Inxhinieri shfaqet në çdo emision dhe i tha Ramës “pres urdhrat”, ish-dhjetoristi...

Inxhinieri shfaqet në çdo emision dhe i tha Ramës “pres urdhrat”, ish-dhjetoristi e masakron: Është maskara, vegël e mafias së ndërtimit

433
0

Shenasi Rama, themelues i parë i Partisë Demokratike dhe pjesë aktive e Lëvizjes së Dhjetorit sulmon ashpër inxhinierin Arben Meçe, i njohur për publikun e gjerë pas tërmetit të 26 nëntorit, si inxhinieri që shfaqet në emisione televizive por edhe krah kryeministrit Edi Rama në “Komitetin e Rindërtimit”.

 

Shenasi Rama thotë se Meçe është një vegël e mafias së ndërtimit. Revoltimi i Ramës vjen pasi gjatë një emisioni mbrëmjen e djeshme, inxhinieri Meçe iu drejtua një aktivisti pranë PD-së duke i thënë “do të të shtyp me këmbë”.

 

Ja çfarë shkruan Shenasi Rama:

 

Ja edhe një nga plehrat pedagogë dhe veglat e sistemit që u përdorën të manipulojnë lëvizjen studentore, si dhe një nga shkaktarët e gjendjes, njeri maskara i nivelit më të ulët si Arben Meçe jep mend për gjithçka dhe bëhet zëdhënësi i diktaturës vllaho-ortodokse-jeniçere. Apo nuk i del nga shpirti: “ju kemi shkelur dhe do ju shkelim.” Dhe ky maskara ka punuar me të gjithë qeveritë, në të gjithë pozitat e mundshme dhe është toleruar nga të gjithë…. Tani lufton që të mos dënohet për krimet e panumërta që ka bërë si vegël e mafias. Tani shitet si specialist. Mos i besoni asnjë fjalë sepse është një maskara i nivelit më të ulët, vegël e qeverisë, vegël e mafias së ndërtimit, zagar i palodhshëm në shërbim të strukturave kriminale të parisë…