Shqipëria humbi me Francën me një rezultat 4 me 1, në sfidën e pestë të grupit H eliminator të Euro 2020, ku përballë kishte skuadrën kampione bote të drejtuar nga Didie Deshamp. Trajneri i Kombetarës shqiptare Edi Reja luajti sërish me skemën 3-5-2. Por si shikohet kjo skemë e tranjerit Reja? Në një intervistë për Portalin “vizion.com.al”, komentatori i njohur sportiv Kostandin Grillo shprehet se trajneri Reja përdori skemë të gabuar. Sipas tij, kjo humbje thellon me tepër hendekun midis nesh dhe tre vendeve të para me 12 pikë, Francë-Turqi- Islandë, kur ne kemi 6. Grillo thekson se ndeshja këtu me Islandën këtë javë është shumë e rëndësishme për shpresat tona për kualifikim. “Nëse humbasim i themi 100/100 lamtumirë kualifikimit”-tha Grillo.
Shqipëria humbi përballë Francës, pritej ku rezultat?
Patjetër që unë e prisja. Jo të saktë 4 me 1, port ë thellë.
Cili është mendimi juaj për trajnerin dhe vendosjen e lojtarëve n ktë ndeshje?
Vendosje e gabuar. Sidomos në krahun e majtë. Bëri gabim me Roshin. Francezët e shfrytëzuan këtë gabim dhe golat erdhen kryesisht nga ky krah. Por ishte dhe një pasiguri e dukshme e Mavrajt në mbrojtje. Domethënë trajneri Reja përdori skemë të gabuar.
Sa ndikon ndeshja me Francën për kualifikim të Kombëtares?
Kjo humbje thellon me tepër hendekun midis nesh dhe tre vendeve të para me 12 pikë, Francë-Turqi- Islandë, kur ne kemi 6. Gjithësesi ndeshja këtu me Islandën këtë javë është shumë e rëndësishme për shpresat tona për kualifikim. Nëse humbasim i themi 100/100 lamtumirë kualifikimit.
Kush mban përgjegjësi për këtë rezultat sot?
Me mungesat që kishte Franca gjithë këto ditë, duke përfshirë dhe ditën e sotme, i gjithë opinion ynë sportiv, nisur dhe nga deklaratat pompoze të stafit teknik dhe të lojtarëve ishte fryrë aq shumë, saqë “11 luanët e Edi Rejas”, (po kopjoj këtu shprehjen e trajnerit tonë) vetëm sa u kishte ngelur tu shkulnin puplat e gjelave francezë të ngodhur…e kupton se çfarë ndodh. Kishim ditë që na ishte mbushur mendja se në Paris shkonim vetëm për fitore. Barazimin se pranonim…komikotragjedi..unë mendoj se fajin e kanë të gjithë duke filluar nga stafi e deri te lojtari i fundit, jo sepse u mundën 4 me 1, por më tepër për paraqitjen. Do e mbyll me: Çfarë lidhje ka kjo përfaqësuese më atë të De Biazit??????
Intervistoi: Eglantina Alliaj