Intervista/ Anila Muja: Muzika, dashuria ime më e madhe …

Intervista/ Anila Muja: Muzika, dashuria ime më e madhe …

1416
0

Ajo e dashuron pafund muzikën, dhe muzika është pasioni i saj më i madh. Bëhet fjalë për këngëtaren bukuroshe Anila Muja, e cila ka tre vjet që është bërë pjesë e skenave shqiptare me muzikë të rrymave të ndryshme.  E re, plot energji, dhe me një kurorë missi, Anilen duket se e presin rrugë të reja suksesi. Ajo sapo ka publikuar klipin me titull “Princesha”, me një fabul që ngjason edhe me vet Anilën.  Në një intervistë për portalin “Vizion.com.al”, Anila rrëfen endrrat e saj, pasionet si dhe emocionet e pjesëmarrjes në një kompeticion bukurie, ku dhe ka rrëmbyer kurorën e missit.

 

Për të gjithë publikun kush është Anila Muja?

Kam lindur në qytetin e Kukësit dhe jetoj në Tiranë prej vitesh.  Kam studiuar për juridik  në Universitetin eTiranës dhe jam një  këngëtare e muzikave të rrymave të ndryshme.

Sapo ke publikuar klipin “Princesha” kush është fabula e kësaj kënge ?

Princeshë nga vetë titulli kuptojmë që bëhet fjalë për një vajzë të bukur që është si Princeshë …

Cilët janë bashkëpuntorët që ndihmuan në realizimin e këtij klipi ?

Janë shumë duke filluar nga teksshkruesi, kompozitorë dhe deri Max Producuion.

 

Sa vite ke që merresh me muzikë ?

Kam plot tre vjet  që merrem me muzikë,  më pëlqen shumë muzika dhe e dua shumë.  Mund të them që është pasioni im më i madh dhe e dashuroj  pa fund  muzikën .

Ti ke fituar dhe Miss Kosova.  Si u gjende në këtë kompedicion dhe si u ndjeve me kurorë në kokë ?

Eh ç’të them,  ka qënë një emocion i papërshkruar për mua, u ndjeva shumë e lumtur dhe e befasuar se nuk e prisja që do më vlerësonin per vajzën më të bukur prej 7 konkurenteve  që ishin në garë për fitoren dhe 150 vajza që morën pjesë në garë  që unë do zija vendin e parë në top- dhjetëshen miss Europa Kosova.

 

 Përveç muzikës me çfarë merret Anila ?

Unë kam  dhe  bizneset e mia private, si agjensinë dhe butikun tim, shpresoj të vazhdoj punë dhe në prefesionin tim si një avokate apo një juriste ….

Cilat janë pasionet tua ?

Pasioni  im ashtu sic e thashë dhe më lartë  eshtë muzika që unë sdo e lë kurrë se e kam ne gjak,   gjithashtu jam shume e apasionuar pas sportit .

Ti je një vajzë e bukur mjafon kjo për të arritur majat e karrierës?

Jo për mua nuk eshtë vetëm bukuria, po është inteligjenca e cila më bën të arrij aty ku unë dua …..

Cila është ëndrra jote më e madhe ?

Eh njeriu ka shumë ëndrra,  por unë dua që të jem një avokate shumë e zonja , një këngëtare shumë e mirë , të kem një familje të shendetshme dhe të  marr atë që unë dua …

Ku e shikon veten pa 10 vjetesh ?

Me  endrrat e mia të plotësuara…

Ç’farë e karakterizon Anilën?

Nuk kam ndonje karakteristik te veçantë, veçse sinqeritetin dhe buzeqeshje .

 Ti ke dhe motren këngetare, je xheloze për të ?

Jo aspak, nuk xhelozoj po jam shumë e  gëzuar që eshtë  një këngetare që  ka nje ze shumë të bukur, shumë me te veçantë se unë.

 Keni realizuar dhe nje bashkepunim me motren si erdhi te publiku?

Po kemi bërë dy bashkëpunime  bashkë, publikun se di si ju ka ardhë po ne kemi marrë shumë komente te mira…