Injorojini piranjat që kafshojnë me komente/ Nga Manjola Zeka

Injorojini piranjat që kafshojnë me komente/ Nga Manjola Zeka

552
0

Komentet në faqet e ndryshme shqiptare kanë një shfrim sidomos ndaj personazheve publikë, që shkojnë me rritje nga akuzat, sharjet, mallkimet, e deri tek epshet e urimet për vdekje.. Portalet (jo të gjitha) dhe faqe të ndryshme facebook, tëitter etj, ndihmojnë me sa munden në këtë gosti piranjash shqiptare, duke i provokuar me tituj, me lajme të përdredhura, me shpikje të ndryshme, me foto, me gjithçka…

Mjafton që personazhi të hidhet mes piranjave dhe ato e mbarojnë vetë punën më pas, pak rëndësi ka për fjalorin vulgar, për injorancën e tejskajshme, analfabetizmin, apo rrugaçërinë…

Është e frikshme ne fakt. Kam lexuar komente monstruoze, të habitshme, vjellëse, jo vetëm për politikanë, jo vetëm për gazetarë (që gjithsesi janë të pajustifikueshme), por edhe për artiste, për këngëtare, për futbolliste. Pra për njerëz qe shohin karrierën dhe talentin e tyre dhe përpiqen të jenë përherë në maje.

Mese e kuptueshme. Por jo për piranjat. Ata-ato, mezi presin, me emrat e tyre apo me emra false, pas anonimatit, të humbur diku nga jeta, nga fati, apo paaftësia, të shohin dike për ta kafshuar e përgjakur.

Për t’i folur rende, për ta fyer, për ta akuzuar, për ta share..

Pse? E kam pyetur veten shpeshherë si mund të thuhen gjithfarë lloj fjalësh, për aktorë që as merren me politikë (meqë për politiken është balta me e madhe), për këngëtarë, për sportistë, për gazetarë, për gjithkënd që është sadopak mbi të tjerët, për punën dhe talentin e tij. .

Nga buron gjithë kjo urrejtje, mëri, mllef, frustrim, padurim për ta parë tjetrin të padinjitet, të sulmuar e të gërvishtur, mundësisht të zvarritur, tallur e dinjitetvrare. Përgjigjen e përmbledhur e kam marre dy herë në të njëjtin serial, Game of Thrones: Skena e parë është kur bija e një lordi, rrëmbehet dhe pasi e qëllojnë duan dhe ta përdhunojnë. Me pas ajo pyet: Pse me shihnin me aq urrejtje, pse më godisnin pa mëshirë, jam vetëm 13 vjeç dhe nuk me njihnin e as i njihja. Çfarë u kisha bërë? Dhe përgjigjja ishte: Ata nuk do të jenë kurrë si ty… Skena e dytë ishte me një besimtare radikalë e cila ruan dhe ngarkohet të çlirojë mbretëreshën nga mëkatet, deri ne nxjerrjen e saj përpara qytetit pa rroba, ku gjithkush e goditi e shau, e fyeu etj. Dhe kur mbretëresha, pasi u kthye rrota, “e gjykoi” i tha: Ty nuk të plaste fare për mëkatet e mia, thjesht të bëhej qejfi të më torturojë, ndjeje kënaqësi teksa vuaja…

Me duken kaq të ngjashme këto skena me çfarë ndodh përditë me komentuesit shqiptarë. Nuk përpiqen asnjë moment te bëhen artiste, sportiste, këngëtare, gazetare, apo thjesht me te mire se ç’janë Jo. Duan te bëjnë atë si vetja. Me lëshimin e gjuhës krejt pa fre, duke hedhur çdo pisllëk te mundshëm mbi “viktimën” e tyre. Është e kotë të thuash mungesë kulture, mungese qëllimesh, injorance e idiotësi. E kotë gjithashtu të thuash se në Evropë, nuk është kurrë kjo shkallë piranjerie komentesh te anonimeve. Ne fakt ndonjëherë duket sikur injoranca dhe idiotlleku mezi kane pritur facebookun në Shqipëri që të nxitonin të shfaqnin veten jo vetëm në katundin a lagjen ku lindën…

Shoh dhe lexoj pastaj këta njerëzit me talente, apo të punës, apo fatit pse jo, që përpiqen ndonjëherë t’u kthejnë përgjigje, t’u japin shpjegime, t’i bëjnë të logjikojnë, atëherë kur ua sjellin ne maje te hundës provokimet. Mos! Mos ua jepni këtë kënaqësi. Mos ua jepni as minutën e tyre te lavdisë se arritën t’ju tërheqin vëmendjen. Lërini në llumin dhe anonimatin e tyre, nga i cili zgjedhin te mos dalin. Ata s’kanë për të qenë kurrë si ju! Injorojini. Ata veç do të kënaqen nëse ndjeni sadopak dhimbje. Nuk ka pse t’i vijë keq kujt, për llumin, injorantet dhe idiotët që kërkojnë kurorë pa larë e prerë flokët më parë.