Inis Neziri fiton festivalin që e ndjek gjithë bota

Inis Neziri fiton festivalin që e ndjek gjithë bota

329
0

Ishte Aurela Gaçe ajo që publikoi një video duke u bërë e para shqiptare që e mbështeti Inisin.

WOW,Po ndodh kjo vajzë super talent po përfaqëson Shqipërinë në Rusi. Mbrëmë ka marrë pikët maksimale nga e gjithë juria….. në datë 29 është finalja. INIS NEZIRI .Më vjen keq që askush nuk flet. Shpresoj që media të shkruajë për këtë vajzë talent që po punon kaq fort por pa mbështetjen e medias, askush nuk informohet. Uroj që media të shkruajë diçka edhe për të rinj si Inisi që pa skandale ,por vetëm me punë,po prekin ëndrrat. Duke treguar se çfarë bën Inisi ,mund t’i japim forcë një të reje tjetër që të mos dorëzohet kurrë. Krenare për ty Inis”– shkruante Aurela në postim.

Inisi u prezantua në finale me këngën “E theve” të kënduar në shqip dhe i bëri të gjithë për vete me zërin e saj, duke fituar vendin e parë në Rusi.