Ingrid Gjoni: Ja bashkëpunimi me të cilin kam bërë më shumë para

Ingrid Gjoni: Ja bashkëpunimi me të cilin kam bërë më shumë para

467
0

Këngëtarja Ingrid Gjoni ka treguar së fundmi bashkëpunimin me të cilin ka përftuar më shumë të ardhura. E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Why Not”, Ingridi u shpreh se duetet me Gjeto Lucën kanë rezultuar mjaft të suksesshme. E megjithatë, këngëtarja nuk ngurroi të përmendte emrin i Çiljetës, si të koleges me të cilën ka kaluar vërtetë momente të këndshme.

Kur kemi qenë më të reja, kemi pasur më shumë dëshirë për të harxhuar sesa për të kursyer. Po flas për periudhën e artë me Çiljetën, aty ku lindi dhe bashkëpunimi ynë. Nuk mblidhte lekë as njëra, as tjetra. E kishim mendjen vetëm të blinim, të shëtisnim; kemi shëtitur botën të dyja, kemi bërë shumë aktivitete. Ka qenë një 5-vjeçar shumë intensiv, por për punën e lekëve, atë periudhë nuk gjendeshin”– u shpreh fillimisht Ingridi.

Duke u rritur, duke u bërë më familjare, të vijnë dhe pak trutë. Bashkëpunimi me Gjeto Lucën rezultoi i suksesshëm. Ne kemi shëtitur gjithë botën bashkë dhe mund të kemi bërë dhe ca më shumë lekë”-tha më tej Ingridi.