Infermieri i Spitalit Amerikan fiton zemrën e Elvana Gjatës

Infermieri i Spitalit Amerikan fiton zemrën e Elvana Gjatës

627
0

Shigjeta e Kupidit mund të godasë këdo duke bërë bashkë edhe ata që i përkasin dy botëve të ndryshme, muzikës dhe mjekësisë. Kjo i ka ndodhur yllit të muzikës shqiptare Elvana Gjatës, e cila në filmin “Dy gisht mjaltë” në rolin e një vajze të thjeshtë bie kokë e këmbë në dashuri me një infermier. Infermier në Spitalit Amerikan, aktori i njohur i humorit Ermal Mamaqi po dimplomohet dhe do të bëhet doktor. Ervini, personazhi ynë, gjatë ditës së punës në Spitalin Amerikan përballët me shumë paciente, me disa nga të cilët, pa e ditur as ai, do të krijojë lidhje të forta në të ardhmen. Në filmin komik, të mbështetur nga Spitali Amerikan, interpretojnë aktorë të njohur të skenës shqiptare, si Koço Devole, Marjana Kondi, Natasha Sela, Bujar Asqeriu, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, e madje edhe vetë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ku skenat e humorit pasojnë njëra-tjetrën duke shkaktuar shumë të qeshura.