Infeksionet gjatë verës, si të kujdesemi

Infeksionet gjatë verës, si të kujdesemi

542
0

 

Për mjekët infeksionistë patologjitë më të shpeshta gjatë stinës së verës janë enterovirozat dhe sidomos helmimi ushqimor. Enterovirozat janë një grup sëmundjesh infektive të shkaktuara nga disa viruse të familjes së enteroviruseve, sëmundje që variojnë nga të lehta deri te shumë të rënda. Njerëzit infektohen përmes kontaktit të afërt me të sëmurë, me anë të frymëmarrjes, me anë të prekjes (nëse prekni ushqimet me duar të pa lara ose nuk i lajmë ato që marrim).
Tjetër janë helmimet ushqimore, që ne i kemi në dorë, që mund të
kujdesemi 100% edhe vetë.

Moshat më të rrezikuara
Nga helmimet ushqimore jemi të gjithë të rrezikuar. Më rëndë e
kalojnë fëmijët ose të moshuarit, si dhe ata që janë me sëmundje
kronike.

Cilat janë shenjat e para që fillojnë të përjetojnë njerëzit që janë të helmuar?
Shenjat janë:
• marramendje,
• të vjella,
• dhimbje koke,
• dobësi trupore,
• diarre,
• nauze
Zakonisht fillojnë gjysmë ore, deri në 5 ditë pas konsumimit të një ushqimi që nuk është e gatuar apo mbajtur në kushtet e duhura.

Sa duhet të presin për të ardhur tek mjeku?
Në qoftë se kemi një diarre të lehtë apo të vjella në sasi të vogla atëherë mund ta menaxhojmë vetë situatën duke marrë një trisol, një Pro-biotik në farmaci, duke pirë sa më shumë lëngje dhe duke u kujdesur për dietën ushqimore.
Të mos konsumojnë ushqimet e skuqura, pikante; të rrinë tek dieta
me supëra, pa shumë asortimente, pa salcë, pa vaj, pa yndyra dhe pa
mish.
Në qoftë se shikojmë që gjendja vjen duke u rënduar, kemi temperaturë, duhet të shkojmë tek mjeku.

Në momentin që të vjellat shtohen; brenda 1 ore ne vjellim ose dalim jashtë 2-3 herë, atëherë duhet të shkojmë tek mjeku se është problemi i dehidratimit.

Tek fëmijët, edhe me një temperaturë 38 gradë duhet të shkojmë tek mjeku, ose nëse ka vjellë 2 herë.

Problemet e lëkurës… Myku i lëkurës, çfarë e shkakton? A është ngjitës?

Vetëm një lloj është ngjitës. Ndryshe nga të tjerët, vjen nga ulja e imunitetit, vjen nga përdorimi i lazërve, vjen nga përdorimi i antibiotikëve që ne marrim, ka shumë faktorë që shkaktojnë mykun.

Cili është kujdesi që duhet treguar?
Kërkon mjekim. Çka do të thotë që  duhet konsultë me mjekun.

A janë pishinat burim sëmundjesh?

Në momentin që frekuentimi është i lartë, mundësia për të marrë sëmundje është shumë e madhe. E para, janë infeksionet e lëkurës që mund të kalojnë nga njëri-tjetri.
E dyta është që ne mund edhe ta pimë ujin dhe të marrin sëmundje gastro-intestinal.
Megjithatë, nuk janë të frikshme dhe njerëzit mund të shkojnë në pishina…
Mund të shkojnë në pishina. Për fatin tonë të madh, kemi shumë pishina. Të shikojnë pastërtinë e ujit pasi është shumë e rëndësishme.

Po plazhi, a është burim infeksionesh?

Po patjetër, nëse nuk është shumë i pastër. Duhet të kemi parasysh sëmundjet e lëkurës kur të ulemi në shezllone pa peshqir, duhet patjetër të shtrojmë diçka.

Ndonjë këshillë për këtë periudhë?

Të konsumojnë shumë ujë, të lajnë duart, të konsumojnë ushqime sa më të freskëta, ushqime që janë të gatuara në moment dhe që janë të stinës. Asgjë të mos rri e hapur, në diell…

Për familjet që kanë kulturën për të marrë një shportë të vogël medikamentesh me vete edhe kur nisen me pushime, çfarë konsideroni ju të domosdoshme?

Gjithmonë duhet të kenë një probiotik brenda; trisolin; elementët e temperaturës që janë shumë të rëndësishme; për mjekimin e plagëve. Gjithmonë për sytë; për
hundët; të kenë një sprajt për fytin; anti-histaminikët kundër pickimeve nga insekte të ndryshme, që mund të shkaktojnë alergji.

Mund të ndodh që mund të infektohesh nga pickimet?

Pickimet mund të japin nga alergjitë; nga më të thjeshta, si fryrja e një vendi, deri në reaksione shumë të fuqishme që çojnë në shok e deri në vdekje. Prandaj duhet mbajtur
gjithmonë një ultrakorten.