Individët të “preferuarit” e bankave

Individët të “preferuarit” e bankave

530
0

 

Kredia për individët po dominojnë portofolin e financimit të bankave tregtare. Banka e Shqiperisë kostaton në raportin e publikuar së fundi, se kredia për individë ka shfaqur rritje të qëndrueshme në tremujorin e parë të vitit 2017, e mbështetur si nga financimi për konsum ashtu edhe ai për blerje banese. Zgjerimi i portofolit të kredisë për individë ka reflektuar njëkohësisht rritjen e kërkesës për financim nga individët dhe lehtësimin e kushteve të kreditimit të tyre nga bankat. Bankat presin që kjo ecuri të vazhdojë dhe në tremujorin e dytë të vitit. Në fund të muajit shkurt, raporti i kredisë për individë ndaj kredisë për sektorin privat kulmoi në 32%. Përmirësimi i ritmeve të rritjes së kredisë për individë prej më shumë se një viti ka mbështetur rritjen e peshës së këtij segmenti ndaj totalit. Rritja vjetore e këtij portofoli në dy muajt e parë të vitit, prej 5.3%, ishte lehtësisht më e lartë se ajo e tremujorit paraardhës. Kjo ecuri pozitive është mbështetur si nga lehtësimi i kushteve të kreditimit të bankave, ashtu edhe nga kërkesa e shtuar nga individët. Rritja e konsumit në ekonomi, e shoqëruar me përmirësimin e kushteve në tregun e punës, rritjen e të ardhurave të disponueshme, si dhe forcimin e besimit të individëve, kanë mbështetur kërkesën për kredi. Po kështu, niveli i ulët i përdorimit të levës financiare tek individët, formalizimi i tregut të punës, së bashku me performancën më cilësore të kredisë për këtë segment, e ka bërë kreditimin e individëve më tërheqës për bankat, citon BSh-ja.