Indi, nga permbytjet humbin jetën më shumë se 270 njerëz

Indi, nga permbytjet humbin jetën më shumë se 270 njerëz

346
0

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë vrarë më shumë se 270 njerëz në Indi, shpërngulur mbi një milion dhe përmbytur mijëra shtëpi në gjashtë shtete, thanë autoritetet pas dy javësh shiu që po mban në vendin aziatik.

India “goditet” nga shirat nga qershori në shtator, duke përmbytur zona të tëra rurale. Në këtë vend, si rrjedhojë shirave dhe përmbytjeve, shkaktohen viktima për çdo vit, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

Shtetet e Kerala dhe Karnataka në jug, së bashku me Maharashtra dhe Gujarat në perëndim, ishin ndër më të goditurit nga përmbytjet e fundit, që dëmtuan rrugët dhe linjat hekurudhore.

Të paktën 95 njerëz u vranë dhe më shumë se 50 janë të humbur në Kerala, ku reshjet e dendura të shiut shkaktuan dhjetëra rrëshqitje të dheut javën e kaluar dhe bllokuan më shumë se 100 persona.

Rreth 190,000 njerëz janë ende duke jetuar në kampe lehtësimi në shtet, tha Kryeministri Pinarayi Vijayan. Gati 700 mijë njerëz janë evakuar.