Inagurimi i “Arenës Kombëtare”, ja sa do të kushtojnë biletat për Shqipëri-Francë

Inagurimi i “Arenës Kombëtare”, ja sa do të kushtojnë biletat për Shqipëri-Francë

444
0

Inagurimi i “Arenës Kombëtare”, ja sa do të kushtojnë biletat për Shqipëri-Francë

Shqipëri-Francë do të jetë ndeshja e parë zyrtare dhe inauguruese në stadiumin më të ri në vendin tonë, në “Arenën Kombëtare” të kryeqytetit. Ndërkohë që kanë mbetur edhe dy ndeshjet e fundit për eliminatoret e kampionatit Europian, Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me qeverinë kanë vendosur që ndeshjen mes Shqipërisë dhe Andorrës, 3 ditë përpara ndeshjes me Francën, më 14 nëntor, ta zhvillojnë në “Elbasan Arena”.

Sipas asaj që raporton “Top Channel”, kjo është një zgjedhje për t’i lënë ekskluzivitetin e inaugurimit të “Arenës Kombëtare” një ndeshjeje të madhe si ajo mes Shqipërisë dhe Francës më 17 nëntor. Por pa mbërritur deri atje, më 3 nëntor do të jetë testi zyrtar i impiantit të ri më të madh dhe më modern sportiv në vend.

Përfaqësues të UEFA-s që do të monitorojnë dhe kontrollojnë çdo sistem të këtij impianti të ri do të jenë të pranishëm në Tiranë për ndeshjen mes Vllaznisë dhe Apolonisë, një takim ky i vlefshëm për kampionatin e femrave. Gjithashtu bëhet me dije se biletat e ndeshjes inauguruese të stadiumit për ndeshjen me Francën do të jenë me një çmim mesatar prej 2200 lekësh.

 

Çmimi më i lirë që do të dalë në shitje për këtë ndeshje do të jetë 1500 lekë dhe më i shtrenjti 5000 lekë. Ndërkohë që nuk do të dalë në shitje fare tribuna kryesore e “Arenës Kombëtare” për ndeshjen me Francën, pasi pjesa më e madhe janë ftesa, për UEFA-n, qeverinë, sponsorët dhe bashkëpunëtorët e FSHF-së.