Ina Zhupa flet pas shtatzënisë: Mërzitem sepse djali i ngjan burrit

Ina Zhupa flet pas shtatzënisë: Mërzitem sepse djali i ngjan burrit

505
0

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka qenë pasditen e djeshme e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku foli edhe për shtatzëninë e saj të parë dhe për djalin që solli në jetë, të cilit i vendosi emrin Matias.

 

Teksa foli për herë të parë pas lindjes së djalit, ajo  tregoi se vogëlushi i ngjan shumë të atit dhe se kjo gjë e mërzit.

 

“Pyetja që mua nuk më pëlqen është kujt i ngjan sepse i ngjan Fabit. Më përpara u tregoja foton dhe thonin: ‘kopja e burrit’ dhe unë mërzitesha. Vërtet i ngjan bashkëshortit dhe unë jam e lumtur në fakt sepse i ka ngjarë nga sytë blu. Por doja të më ngjante mua dhe më vjen inat. Thonë që djemtë me kalimin e kohës ndryshojnë dhe u ngjajnë mamave”, u shpreh Ina.