Ilir Meta lavdëron Berishën, ndërsa Ramën e quan “lideri i Ebolës”

Ilir Meta lavdëron Berishën, ndërsa Ramën e quan “lideri i Ebolës”

358
0

 

Lëvizja Socialiste për Integrim mbajti një miting të madh në sheshin “Nënë Tereza”. Sheshi u mbush kryesisht nga të rinjtë dhe në fund e mori fjalën presidenti i zgjedhur, Ilir Meta. “Askush nuk i ka qëndruar përballë më shumë se unë Sali Berishës. I kam treguar vendin kur donte të cënonte votën me demokratët e Mamurrasit. Por, për fatin tim të keq, më seriozi bashkëpunëtor ndër vite, ka qenë Sali Berisha. Për fatin e keq, sepse pas kaq e kaq shumë vitesh nuk ka politikanë të rinj. Kam një mesazh për Lulzim Bashën. Ti nuk i ke humbur votat se ke humbur vendet e punës në administratë. Unë i njoh mirë demokratët. Demokratët duan një lider me karakter dhe nuk duan një lider vetëm me stomak. 2 herë në një vit e kam shpëtuar PD-në nga degradimi dhe shkatërrimi i saj. E para, pa vendosmërinë parimore të Ilir Metës PD-ja do të ishte poshtëruar në kohën e reformës në drejtësi. Edhe tani, ishte LSI-ja, ishte Ilir Meta dhe faktorët e përgjegjshëm brenda vendit të cilët imponuan që Shqipëria të mos binte në greminë nga lideri i Ebolës që donte zgjedhje pa opozitën. Sondazhet e Rilindjes janë si palmat e Rilindjes, të shtrenjta por të pashpresa dhe të thara. Aq mandate sa morëm në të gjithë Shqipërinë, aq do të marrim vetëm në Tiranë. Sëmundja jonë, Ebola jonë quhet Rilindje, kjo është sëmundje shfarosëse. Ebola jonë është mashtrimi dhe pabesia më e madhe që ka njohur kjo botë në mijëra e mijëra vjet”, tha Meta.