Ilir Meta i përgjigjet Edi Ramës: Paralajmëron daljen para popullit në orën...

Ilir Meta i përgjigjet Edi Ramës: Paralajmëron daljen para popullit në orën 13.00

428
0

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar një dalje për mediat dhe para popullit në orën 13.00 për atë që e konsideron kapjen e gjykatave dhe gjykatës kushtetuese nga ana e maxhorancës, raporton newsbomb.al.

Kreu i Shtetit sot paradite kërcënoi me shpërndarje parlamenti në rast se maxhoranca do të vazhdojë kërcënimet e saj ndaj gjyqësorit.

Por parlamenti në orën 11.30 ka votuar rezolutën për shmangien e krizës mes Parlamentit dhe presidentit me 97 vota pro dhe 4 abstenim, çka ka detyruar kreun e shtetit të lajmërojë për konferencë për shtyp, raporton newsbomb.al.

Më herët Meta për mediat ka deklaruar paralajmërimin e vet.

“Kam një paralajmërim të fundit të gjithë ata që mendojnë se betimi i Ilir Metës me dorën mbi Kushtetutë ka qenë formal, apo ceremonial. Nuk ka institucion më të rëndësishëm sesa kushtetuta e cila ka vetëm një garant të padiskutueshëm dhe të pacenueshëm që është Gjykata Kushtetuese. Përpjekja për të dhunuar Kushtetutën dhe për të kapur sistemin e drejtësisë me kapjen e gjykatës kushtetuese janë të vdekura”, deklaroi Ilir Meta gjatë paradites.