IKMT zbret në terren, shemben katër pallate në Thumanë, vijon vlerësimi në...

IKMT zbret në terren, shemben katër pallate në Thumanë, vijon vlerësimi në zonat e Durrësit

389
0

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në Thumanë, ndërsa ka nisur punën për shembjen e katër pallateve të cilat u shkatërruan nga tërmeti apokaliptik, që la pas 49 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur. Lajmi bëhet i ditur nga vetë IKMT-ja në rrjetin social “Facebook”.

Njoftimi i IKMT:

“IKMT prish kater pallate ne Thumane, ne proces vleresimi edhe ne Durres. Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit pas vleresimit si te pabanueshem per shkak te demtimeve nga termeti i 26 Nentorit, ka prishur 2 pallate pese katesh ne Thumane, nderkohe qe eshte duke u prishur nje i trete dhe pas tij do te prishet edhe nje tjeter. Po ashtu grupet e ekspertimit jane duke bere vleresimet ne terren ne kete zone, rast pas rasti dhe ne momentin e vleresimit si te pabanueshem, atehere IKMT prish objektin.

Nje tjeter grup ekspertesh, eshte duke bere ekspertizen ne Durres ne objektet ku paraqitet rrezikshmeri me e larte dhe pastaj me rradhe sipas te dhenave paraprake. Deri tani nuk mund te flitet per nje shifer te sakte objektesh qe duhet te prishen, por numri eshte i konsiderueshem”-njofton policia.