IKMT i paralajmëroi të dalin nga shtëpitë, banorët e Astirit protestojnë me...

IKMT i paralajmëroi të dalin nga shtëpitë, banorët e Astirit protestojnë me sfurqe në duar: Do i mbrojmë me gjak

363
0

Banorët e Astirit janë ngritur sërish në protestë këtë mëngjes pas një njoftimi që kanë marrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për t’u larguar nga shtëpitë.

Banorët i kanë bërë pritë inspektorëve të IKMTsë dhe policisë më bishta lopatash dhe sfurqe në duar dhe paralajmërojnë se nuk do lejojnë askënd t’i shembë banesat.

“Kushdo që do vërë dorë në shtëpitë tona do i mbrojmë me gjak”, tha njëri prej banorëve i revoltuar, ndërsa i bëri thirrje policisë dhe IKMT-së të dialogojnë e të gjejnë një zgjidhje pa e përshkallëzuar situatën.

“Këto nuk duan zgjidhje, këto duan përballje me qytetarët e pafajshëm. Kush ka gjë në dorë për të ndaluar këto kriminela të reagojë. Këtu duan që t’i hapin rrugë kullave që do të shitet 5000 euro metri. I bëj thirrje segmentit të policisë së shtetit mos u afroni tek ne. Kemi 1 vit që jemi dhunuar na kanë torturuar. Këta po vijnë tek ne që do të na dhunojnë. Ne duam zgjidhje, ne duam dialog. Nuk mund të shkelësh ti të drejtat e njeriut, ne jemi krenarë që qëndrojmë para këtyre banditëve dhe kriminelëve. Ne duam të na lënë të qetë në shtëpitë tona ne kërkojmë zgjidhje edhe dialog. Ka me dhjetra e qindra zgjidhje’, tha ai.

iyuiuoi.png

gchkjb.png

fxchg.png