I zhdukur prej 6 ditësh, familja e ish-gazetarit të TV Klan bën...

I zhdukur prej 6 ditësh, familja e ish-gazetarit të TV Klan bën apel për ndihmë

468
0

Një gazetar në Shqipëri ka humbur kontaktet me familjen dhe është shpallur i zhdukur që prej datës 28 mars.

Prej rreth 6 ditësh Lazion Cini, 30 vjeç, rezulton i humbur nga familjarët, të cilët bënë publike rastin në emisionin “Pa Gjurmë”.

Së fundi ai ka punuar në televizionin TV Klan, ndërsa familja e tij bën me dije se prej asaj dite nuk mundën ta kontaktonin dot, pasi telefoni i tij del i fikur.

Sipas tyre, Lazioni ishte i veshur me atlete të bardha dhe pantallona të zeza, ndërsa si shenjë dalluese ka një tatuazh në krah.

Nëse keni ndonjë informacion ose e keni parë diku, telefononi në nr. e celularit: 069 99 55 698.