I vranë babain dhe xhaxhain, ja ç’poston nga burgu ish kampioni i...

I vranë babain dhe xhaxhain, ja ç’poston nga burgu ish kampioni i boksit

661
0

Vrasja e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali mëngjesin e djeshëm tek dera e shtëpisë tronditi qytetin e Shkodrës.

Lidhur me ngjarjen e cila ndodhi pas një zinxhiri me vrasje në Shkodër vetëm muajt fundit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj  shkarkoi drejtorin e policisë së qarkut Shkodër Vehbi Bushati dhe në vend të tij është vendosur Niko Brahimaj.

Ngjarja nga grupi i hetimor është cilësuar si ‘larje hesapesh’, pasi viktimat janë babai dhe xhaxhai i Asmer Bilalit, ish kampioni i boksit i arrestuar disa muaj më parë si i përfshirë në grupin kriminal Bajri.

Ndërkohë, vetë ish kampioni i boksit i cili ndodhet në burg, ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në familjen e tij.

Bilali ka zgjedhur rrjetet sociale, ku ka postuar lajme portalesh të cilat shkruajnë ‘lamtumirë kampionë” për babain dhe xhaxhain e tij të cilët kanë qenë sportistë në garat e hipizmit me kuaj.