
Stabilizohet gjendja e vajzës, 9 vjeçare e cila i shpëtoi shpërthimit të granatës ditën e djeshme në Bulqizë. Pas disa operacioneve në QSUT, gjendja e të miturës është përmirësuar. Pasditen e djeshme vëlla e motër, teksa luanin, u ka plasur në dorë një granatë. Për pasojë vogëlushi 11-vjeçar ka ndërruar jetë ndërsa motra e u transportua me urgjencë me helikopter drejt Tiranës.