I thonë ”ndihmo njerëzit e tu shqiptarët, jo arabët”, Dua Lipa lë...

I thonë ”ndihmo njerëzit e tu shqiptarët, jo arabët”, Dua Lipa lë me gisht në gojë fansin: Mund të…[FOTO]

457
0

Dua Lipa ka treguar se tri ditët e fundit i ka kaluar në Liban me shumë fëmijë refugjatë, njofton Klan Kosova. Këngëtarja me prejardhje shqiptare postoi në Instagram disa foto gjatë aktivitetit të saj në bashkëpunim me Unicef.

Por poshtë këtij statusi ka pasur edhefansa të cilët kanë kërkuar që Dua ta bëjë këtë gjë edhe në Kosovë. “Ndihmo njerëzit e tu Dua, shumë shqiptarë të Kosovës vuajnë sepse janë pa shtëpi e pa bukë. Ti prapë shkon në Lindjen e Mesme për të ndihmuar arabët, por harron njerëzit e tu”, shkruan fansi në postimin në Tëitter.

Mirëpo këngëtarja e talentuar nuk bëri sikur se vuri re këtë koment dhe iu përgjigj publikisht.

“Kam hapur një fondacion në Kosovë për të bërë pikërisht këtë që nga viti 2016. Quhet Sunny Hill Foundation. Mund të shikoni për gjithë punën që kemi bërë që nga ajo kohë përmes ueb-faqes tonë”, shkroi Dua.