I Shpallur në kërkim, arrestohet në Durrës 36-vjeçari

I Shpallur në kërkim, arrestohet në Durrës 36-vjeçari

339
0

Policia E Durrësit ka bërë të mundur arrëstimin e një një shtetasi, në kërkim i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para drejtësisë të personave të shpallur në kërkim kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit R.Gj., 36 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.