I sëmurë? Reagon sërish kryeministri Edi Rama

I sëmurë? Reagon sërish kryeministri Edi Rama

566
0

Prej disa ditësh po qarkullojnë lajme se kryeministri Edi Rama është i sëmurë. Fillmisht të dielën ishte ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, ai që njoftoi se Rama kishte kaluar një parainfarkt. Por vetë kryeministri reagoi duke thënë se nuk ishte asnjë fjalë e vërtetë.

 

Prej dy ditësh kryeministri nuk është në Shqipëri, ndërsa këtë të enjte nga zyra e shtypit e Kryeminsitrisë u njoftua se po zhvillon takime në Berlin.

 

Kjo nuk bindi sërish kundërshtarët e tij politikë, të cilët theksuan gjatë ditës se gjendja e kryeministrit është e rënduar.  Por në një reagim në Twitter, shefi i qeverisë thotë se opozita është katandisur si një tufë qorre që bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin.

 

“Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nēpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat”, shkruan Rama.