I përmendin lidhjen me Florin, Fifi jep përgjigjen e papritur

I përmendin lidhjen me Florin, Fifi jep përgjigjen e papritur

437
0

Prej kohësh në mediat rozë qarkullon lajmi se Fifi dhe Flori Mumajesi janë në një lidhje dashurie. Ndonëse dyshja asnjëherë nuk e ka pranuar të kenë një histori së bashku, pak ditë më parë Fifi i habiti të gjithë me një postim në rrjetet sociale. ‘F2’, shkuante ajo dhe në media u aludua se bëhet fjalë për inicialet e saj dhe Florit. Ndërkohë, pak orë më parë ajo i është përgjigjur pyetjes së fansave dhe zbulon se si reagon kur i përmendim mediat lidhjen me Florin. ‘Sa përqind ti kanë prishur nervat portalet kur thonin Fifi në lidhje me Florin’, e pyet fansi. Ndërsa Fifi i ka dhënë përgjigjen që nuk pritej. ‘S’mi kanë prish hiç, pse?’, ka thënë ajo duke lënë të kuptohet se nuk shqetësohet për ato që thuhen.